Efektivët e policisë së Tiranës kanë mundur të parandalojnë një krim në familje mbrëmjen e sotme në Tiranë. Pas një telefonate në sallën operative nga fqinjët për konflikt brenda familjes, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 49-vjeçarin, Sali Mehmet Hasmeta, i cili ishte i armatosur.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta, banues në Surrel, u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale:
Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek Një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek. Një qese e mbushur me 211 fishek të kalibrave te ndryshëm.