Gjatë ditës së sotme, në Sheshin "Avni Rustemi" policia ka mundur të parandalojë një një tentativë për vrasje.
Nga informacionet paraprake mësohet se një person ende i paidentifikuar ka goditur me thikë një tjerër duke e lënë të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se i dëmtuari është dërguar menjëherë në spital.