INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Flet gazetari i dhunuar Ilnica, donin të më merrnin peng, Arestohet presidenti i Kastriotit

Publikuar më: 08:32 10-05-2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga presidentin e ekipit të futbollit, Kastrioti. Mbrëmjen e së hënës në Tiranë ai ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica për shkak të një artikulli të shkruar prej tij në lidhje me dhunën e ndodhur në takimin Korabi - Kastrioti. Ilnica ka përfunduar në spital, ndërsa pak orë më pas Alban Vogli, 29 vjeç u prangos.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica, që punon pranë televizionit Telesport.

Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”.

Gazetari Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku i është dhënë ndihma e parë. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet.

Në videon e mëposhtme ai ka folur për ngjarjen e rëndë.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375