INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TiranëRrahu djalin, dënohet nëna. Por reagimi i gjyshes ishte ky...

TiranëRrahu djalin, dënohet nëna. Por reagimi i gjyshes ishte ky...

Publikuar më: 12:02 05-11-2016

Gruaja me inicialet M.N është kallëzuar në polici nga djali i saj E.Sh pasi e keqtrajtoi dhe e dhunoi këtë të fundit.

Nëna e dy fëmijëve të mitur, është dënuar me 1 vit burg pasi 12 vjeçari ka deklaruar tek efektivat e policisë se e ëma e kishte rrahur pasi i mituri nuk kishte pranuar të shkonte në dyqan dhe se ishte larguar të luante me shokët e tij.

Vendimi i pazakontë i gjykatës së Tiranës që dënon me 1 vit burg nënën e dy fëmijëve është konvertuar në shërbim prove për një periudhë prej 3 vjeçare, me kusht që nëna e dy fëmijëve, të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos frekuentojë lokalet e natës dhe pijet alkoolike, shkruan Shqiptarja.com.

Gjatë fazës së hetimit, M.N, ka pranuar faktin se e ka qëlluar djalin e saj E.Sh. në nerva e sipër, për arsye se nuk mësonte në shkollë dhe se kishte mësuar se pinte cigare dhe merrej me vjedhje. Pas këtij keqtrajtimi i mituri është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesës së gjyshes së tij.

I pyetur, në lidhje me ngjarjen në gjykatë i dëmtuari E.Sh.,ka deklaruar se: “Mami më ka qëlluar me shpullë dhe unë për ta frikësuar kam shkuar në polici për ta kallëzuar, motrën dhe vëllain e vogël i kam mbajtur nga 1 orë kur mami shkonte në punë, për t’i ushqyer i ushqente mami, tani mami sillet shume mirë me mua”.

Gjatë gjykimit u thirr dhe u pyet në cilësinë e dëshmitares edhe nëna e të pandehurës.

Ajo theksoi se, “të pandehurën M.N. e ka vajzë, nipi i saj E, ka ardhur në shtëpinë e saj dhe i ka thënë se e kishte ka rrahur mami sepse nuk donte të shkonte në dyqan dhe kishte ikur me shokët.

“I thashë do flas unë me mamin, ai më tha do ta çoj në gjyq se kam dëgjuar në televizor se dënohet, unë fola me M. dhe ajo më tha se djali, E, kishte marrë rrugë të keqe, nuk shkonte në shkollë, pinte cigare. E. bënte punë vetë në shtëpi kur ikte M. në pune i mbante fëmijët, i lante ai edhe sot i lan rrobat vetë. Nuk e kam parë me shenja E., për ta rrahur e ka rrahur si gjithë nënat”- ka deklaruar gjyshja e të miturit.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768