INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg heroinë, arrestohen 2 persona [VIDEO]

Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg heroinë, arrestohen 2 persona [VIDEO]

Publikuar më: 18:57 02-08-2016

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni antidroge, duke sekuestruar rreth 5.1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, vlera e së cilës arrin në gjysmë milionë euro.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës arriti përmes një hetimi intensiv 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të dokumentojë veprimtarinë kriminale dhe të arrestojë në flagrancë 2 shtetas për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Të arrestuar janë shtetasit:

-    Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe

-    Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobuzave dhe Unazës së Re, në kryeqytet.

Nisur nga këto rrethana, agjentet e operacioneve speciale dhe antidroges, te cilet i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike.  Nderkohe ne kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere te cilet jane te identifikuar nga ana jone.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plasmasi transparente, me  lëndë narkotike te dyshuar Heroinë.

Lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”.

Materialet e  mësipërme do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale“Prodhim dhe shitje e lëndëve  narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494