Një shpërthim ka ndodhur në orët e mesnatës në një lokal në Tiranë. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Demokracia” në pronësi të qytetarit me inicialet Sh. D.
Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie eksplozivi të vendosur në ambientet e lokalit që ndodhet në zonën e Bathores, në Tiranë.
Nga ngjarja mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale, dëmtime të fasadës së lokalit. Policia tha se ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes