INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, shpërthim i fuqishëm tek një dyqan celularësh, plagoset rëndë pronari 34-vjeçar

Tiranë, shpërthim i fuqishëm tek një dyqan celularësh, plagoset rëndë pronari 34-vjeçar

Publikuar më: 12:24 12-03-2018

Një shpërthim, i cili dyshohet të jetë kryer me eksploziv ka ndodhur sot në mesditë pranë drejtorisë së “Higjenës” në Tiranë në rrugën 'Qamil Guranjaku'

Raportohet se shënjestër ka qenë nje dyqan celularësh në këtë zonë madje policia sqaron se lënda shpëthyese ishte vendosur tek tavolina e punës së pronarit 34-vjecar me inicialet G.H i cili mbeti i plagosur rëndë me djegie në duar e fytyrë.

Në vendin e ngjarjes  mbërriti policia por edhe forcat antieksploziv për të zbardhur ngjarjen.

Momentalisht po hetohet në dy pista, atë të konkurrencës dhe konflikti personal.

“Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën " Qamil Guranjaku " në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038077831268311