Policia e Tiranës dhe agjentë të antidrogës kanë finalizuar një operacion ditën e sotme në rrugën “5 Maji”, duke sekuestruar një sasi kokaine 700 gr. Në kuadër të operacionit “Pazari i ri”, tre persona janë vënë në pranga, si dhe mësohet se ka pasur të shtëna me armë në ajër për shkak se tre personat e arrestuar nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Ndërkohë, në pranga kanë rënë: Sokol Geci, 22 vjeç, nga Tropoja, banues në Tiranë, Eraldo Dodaj, 19 vjeç, nga Mirdita, dhe Pashk Teska, 20 vjeç, nga Laçi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Anti drogës në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorise së Tiranës dhe Skuadra Shqiponjat, po zhvillojnë një operacion. Operacioni është zhvilluar në rrugën “5 maj”. Janë ndaluar tre shtetas. Për momentin nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar rreth 700 gr kokainë dhe një armë zjarri.