Një tërmet i fuqishëm mësohet se ka rënë në Tiranë. Lëkundje të mëdha janë ndjerë në të gjithë kryeqytetin.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Krujë, Bulqizë, Laç dhe Elbasan, por me shume ne Burrel 5.2 balle.
Tërmeti ka qenë 2 km nga veri perëndimi i Kurbneshit në Mirditë dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km.
Në Kurbnesh tërmeti ka shkaktuar deme materiale nëpër banesa, ndërsa për qytetet e tjera situata ende nuk dihet. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët pasi shkalla e lekundjes ka qene e larte.
Gjithashtu për shkak të lëkundjeve të forta është dëmtuar dhe rruga e kombit, si dhe ka pasur plasaritje në aksin rrugor Kurbnesh-Lurë