Një person ka humbur jetën në dhomën e paraburgimit orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. I ndaluari, 45-vjeçari D.R. ka ndërruar jetë në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet rreth orës 4:45. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Policia ka bërë me dije se në trupin e 45-vjeçari nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.