Dy adoleshente janë zhdukur sot në Tiranë, duke vënë në alarm familjarët. Sipas të afërmve të dy të miturave, dy vajzat janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e dytë dhe dyshimet janë se kanë ikur në Kosovë.
Njoftimi:
Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.