Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi është asfiksuar në banesëne tij në rrugën ‘Frosina Plaku’.
Zjarri përfshiu banesën e të moshuarit në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se 85-vjeçari me inicialet S.N jetonte i vetëm dhe se shkak i zjarrit të rënë ka qënë rezistenca me të cilën ngrohej edhe i moshuari.
Si pasojë e tymit të shkaktuar i moshuari është asfiksuar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më tej atë çka ndodhi.