INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranës i rikthehet treni, por nuk është ai me të cilin jemi mësuar

Tiranës i rikthehet treni, por nuk është ai me të cilin jemi mësuar

Publikuar më: 17:08 09-11-2018

Tiranës do t’i rikthehet treni.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka prezantuar projektet e planifikuara për njësinë nr. 9.

Përveç përfundimit të bulevardit të ri, i cili është drejt fundit tha Veliaj, pasi punimet kanë mbërritur në sheshin fundor, ai premtoi transformimin e bulevardit “Zogu i Parë”.

Kryebashkiaku tha se banorët e njësisë 9 do të përfitojnë edhe nga ndërtimi i rrethrrotullimit tek Shqiponja, pasi do të reduktohet trafiku.

Ndërsa përsa i përket kulturës, ai tha që shtëpitë e dy shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, do të kthehen në muze.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607