INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranës i vijnë dy shqetësime nga Holanda, vizat dhe…

Tiranës i vijnë dy shqetësime nga Holanda, vizat dhe…

Publikuar më: 12:50 04-06-2019

Media e financuar prej Parlamentit Europian , “Euractiv” shkruan se Haga ka marrë një vendim negativ mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë. “Probleme në Tiranë. Një kërkesë nga qeveria e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi një shumicë e parlamentit holandez votoi në favor të masës”, nis shkrimi i “Euractiv”. 

“Një zëdhënës i ekzekutivit të BE nuk komentoi mbi rezultatin e mundshme të vlerësimit të hënën. Ligjbërësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë për të lëvizur nëpër Evropë për shkak të regjimit pa viza. Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE-së do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë”, vijon më tej shkrimi.
Por mediat e Brukselit shton se “kjo nuk është i vetmi shqetësimi për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”, mbyllet shkrimi i “Euractiv”.
Haga është selia e qeverisë dhe parlamentit holandez, Gjykatës Supreme dhe Këshillit të Shtetit. Shumica e ambasadave të huaja në Holandë dhe 150 organizata ndërkombëtare ndodhen në qytet, duke përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke e bërë Hagën një nga qytetet më të mëdha ku ndodhen Kombet e Bashkuara.

shkrimi_euroacitv.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666