Kultivimi i lëndëve narkotike cannabis sattiva është shtrirë në çdo skaj të vendit, ndërsa aksioni i Policisë së Shtetit po zhvillohet çdo ditë. Mësohet se 3 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 2750 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, në periferi të Tiranës.
Të arrestuarit janë Lufti Neli 38 vjeç, Fatjon Xhaferri 19 vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa u shpallën në kërkim A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri: Një automatik i tipit AK-47 dhe një pushkë 10-tëshe.
Materialet i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.