INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirona Fanatics premtojnë rikthimin në stadium, me një kusht: Të largohet presidenti

Tirona Fanatics premtojnë rikthimin në stadium, me një kusht: Të largohet presidenti

Publikuar më: 13:57 08-02-2017

Tirana luajti ndaj Kukësit për Kupën e Shqipërisë dhe ndaj Laçit në kampionat, por ajo që ra në sy ishte mungesa e tifozëve bardheblu në shkallët e stadiumit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ultrasit e Tiranës bëjnë me dije që nuk do të jenë në përkrahje të skuadrës së tyre deri në largimin e presidentit. Ata ftojnë të gjithë tifozët e tjerë për t’iu bashkangjitur kësaj nisme.

“Ne ndeshjen me Kukesin dhe me pas ne ate per kampionat me Lacin, Tirona Fanatics nuk ishin ne stadium. Kjo si nje shenje proteste ndaj amatorizmit te turpshem te Klubit, me ne krye ish presidentin. E kemi te pamundur te shkelim mbi vlerat dhe moralin, qe me fanatizem e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojme dhe nuk mund te behemi pjese kurrsesi e perdhosjes se historise te Sport Klub Tirones. Prandaj Tirona Fanatics, duke u bazuar edhe ne opinionin e gjithe komunitetit bardheblu kane vendosur te mos jene me pjese e stadiumeve, deri ne largimin e ish-presidentit. Ftojme te gjithe tifozet e Tirones te na bashkangjiten, per te mos u bere pjese e kesaj maskarade”, shkruhet në njoftimin e tifozëve të Tiranës në facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0074548721313477