INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Titanik II' udhëton në 2022, itinirari i njëjtë. Sa do të kushtojë bileta? [VIDEO]

'Titanik II' udhëton në 2022, itinirari i njëjtë. Sa do të kushtojë bileta? [VIDEO]

Publikuar më: 15:46 27-10-2018

Anija e famshme “Titanik” do të lundrojë përsëri në ujërat e oqeanit verior atlantik. Por këtë herë do të jetë një kopje e saj, e quajtur “Titanik II” e cila do të bëjë udhëtimin e parë në vitin 2022. Ajo do të mirëpresë rreth 2.400 pasagjerë dhe 900 anëtarë të ekuipazhit, pothuajse i njëjti numër që mbante edhe bordi i anijes që u mbyt në vitin 1912, Megjithatë, këtë herë anija do të përfshijë një numër të përshtatshëm të barkave të shpëtimit, jelekëve të shpëtimit dhe teknologji më të avancuar të sigurisë. Së pari, Titaniku II do të përshkojë një udhëtim dy javor nga Dubai në Southampton, Angli. Më pas anija do të ndjekë të njëjtin itinerar që bëri titaniku origjinal, nga Anglia në New York, për të përshkuar më pas të gjithë Oqeanin Atlantik të veriut. Udhëtimi i vitit 1912, i cili u bë i famshëm i më shumë çmimeve Oskar në filmin e Titanik të vitit 1997. Mbi 1.500 njerëz humbën jetën, më shumë se dy të tretat e atyre që ishin në bord. Kompania po ndërton “Titanik II” me një kosto prej 500 milionë dollarë, e cila nuk jep detaje se kur do të dalin në shitje biletat, por premton një udhëtim të paharrueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492