INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrja e Eurobondit/ Ekspertët, borxh për klientët e qeverisë [VIDEO]

Marrja e Eurobondit/ Ekspertët, borxh për klientët e qeverisë [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 05-10-2018

Marrjen e Eurobondit prej 500 mln euro nga qeveria shqiptare, ekspertët e ekonomisë e cilësojnë si dështim të politikës aktuale fiskale. Eksperti Enriko Ceko thotë për In News se ky borxh në fakt ka si destinacion klientët e qeverisë.
‘’Ky borxh po merret për të bërë disa pagesa të klientëve të qeverisë, të cilët kanë fituar disa konçensione të dyshimta. Borxhi shkon në nivele të papërballueshme për ekonominë shqiptare. Mos harrojmë se qeveria ka marë hua 150 mln euro hua, të cilat janë të pa paguara nga subjeketet civile e private 2 vitet e fundit. Pushteti lokal është drejt falimentimit sepse nuk ka aftësi paguese. Taksat e pushtetit lokal nuk i menaxhon vet pushteti lokal’’

Por i pyetur për In News se a është borxh i ri marrja e eurobondit, drejtori i Bursës Shqiptare Artan Gjergji ka thënë:
‘’ Do shihet destinacioni ku do përdoret. Rreth 200 mln do shkojnë për shlyerjen e borxhit të parë’’
Eurobondi sipas Gjergjit është borxhi me intersat më të ulëta që Shqipëria ka marrë ndonjëherë në treg të lirë. Arsyet janë rënia e interesave në tregjet europiane për shkak se Banka Qendrore ka injektuar miliarda euro për të nxitur ekonominë dhe besimi i investitorët e huaj. 500 milionë euro hua të marra nga tregjet financiare, do të shlyhen për 7 vjet dhe norma e interesit që qeveria do të paguajë është 3.5% në vit. Por borxhi publik kontrollohet nga parlamenti, i cili në çdo fillim viti i cakton qeverisë shumën e borxhit që ajo lejohet të marrë. Për 2018 kufiri i borxhit që qeveria mund të marë është 256 mln euro ose 2% e prodhimit kombëtar. Pra qeveria mori 500 mln euro, pasi 244 mln do i përdorë për të shlyer borxhet e mara në të shkaurën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032100677490234