INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autizmi mund të diagnostikohet shumë herët nëpërmjet këtij testi

Autizmi mund të diagnostikohet shumë herët nëpërmjet këtij testi

Publikuar më: 13:32 31-08-2016

Studiuesit në Universitetin e Strathclyde dhe kolegë në start-up Harimata morën disa lojëra të zakonshme elektronike për fëmijë, dhe i shtuan kode.

Kjo u bë në mënyrë që ato të identifikonin sensorët dhe të mblidhnin të dhëna mbi prekjet që bëheshin në tablete ndërkohë që fëmijët luanin. Gjatë studimit, ata ekzaminuan të dhënat e lëvizjes që ishte bërë në ekran nga 37 fëmijë me autizëm dhe 45 të tillë pa autizëm. Atyre iu kërkua që të luanin këto lojëra në tabletet respektive. Gjatë lojërave, studiesit i analizuan të dhënat e mbledhura në një makineri që lexon algoritmet dhe në fund krahasuan rezultatet e dy grupeve të fëmijëve, me apo pa autizëm. Ata mësuan se fëmijët me autizëm kanë lëvizje dhe mimika ku ushtrohet më shumë forcë se sa ato të fëmijëve normalë. Kështu makineria ia doli që të identifikojë se cilët fëmijë kishin autizëm me një saktësi mbresëlënëse prej plot 93%. Kështu kjo makineri mund të bëjë me çdo fëmijë, mjafton që ata të luajnë në një tablet të thjeshtë dhe të tregon nëse janë autikë apo jo. 

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812