U bë shumë kohë që nga ndarja e Encës dhe grupit OTR, ku “sherri” nisi mes saj dhe reperit të famshëm, Noizyt. Sot Enca është një ndër femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës dhe këtë nuk mund ta mohojmë dhe nëse shohim karrierën e Encës në vite ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe plot sukses. ‘Mollë e sherrit’ mes saj dhe Noizy-t, ishte pikërisht shprehja e famshme “Selfmade”. Kjo pasi Enca u tha të gjithëve se karrierën e saj e ka krijuar vetë dhe nuk ishte askush që e bëri të jetë ajo që është sot.
E siç duket suksesi i Encës vazhdon dhe autori i saj i preferuar ka bërë një libër për jetën e këngëtares dhe do ta publikojë shumë shpejt.
“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet”, – ka shkruar Enca. Ajo ka publikuar edhe një video që tregon se libri është gati dhe se do të mbajë emrin e saj, “Enca- dhe ëndërr, dhe guxim dhe triumf”, por edhe “mollën e sherrit”, SELFMADE.