Pas aksidentit horror të ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku humbi jetën një turist rus, një tjetër turist i huaj është plagosur sot në plazhin e Velipojës.
Sipas policisë, turisti Nasim Benhadou është rrëzuar aksidentalisht teksa bënte xhiro me një motor uji. Mësohet se turisti 27-vjeçar ka dëmtuar kokën dhe është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Një ditë më parë në Himarë humbi jetën një turist rus, i cili u përplas në det nga një skaf. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçit.