Pothuajse të gjitha vajzat pëlqejnë të përdorin pak make up, por cdo gjë duhet bërë në masën e duhur dhe të kihet kujdes se çfarë vendoset në lëkurë.
Tashmë është bërë e ditur që produktet kozmetike janë të rrezikshme.
Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarët amerikanë japin një paralajmërim të frikshëm duke theksuar se produktet make up përmbajë përzierje kimikatesh që ndikojnë aq shumë në trupin e një vajzë sa mund të shkaktojë infertilitet por edhe kancer të gjirit.
Pas analizimit të më shumë se 100 grave, shkencëtarët amerikanë zbuluan se ato vajza që kishin këto kimikate në urinën prodhonin sasi të parregullt të hormoneve riprodhuese estrogjenit dhe progesteronit.Estrogjen i tepërt ka qenë i lidhur dhe me sindromën ovarian polycystic, duke penguar maturimin e vezëve.
Ndërsa sasia e progesteronit është e lidhur me kancerin e gjirit .
Studiuesja e kërkimit doktoresha Anna Pollack u shpreh se ky është studimi i parë që shqyrton përzierjen e kimikateve që përdoren gjerësisht në produktet kozmetike dhe efektet që kanë në riprodhimin e gruas.
Kimikatet e zbuluara në trupin e grave janë chlorophenols dhe benzofenoneve.
Klorofenolët përdoren si ruajtës në kozmetikë dhe shkaktojnë akne, lëndime të mëlçisë dhe kancer.Benzofenone u shtohen produkteve si balsamiri i buzëve dhe llak i thonjve për t'i mbrojtur nga drita.
Studimet i kanë cilësuar benzofenone ndër shkaktarët kryesorë të kancerit dhe sterilitetit.
Duke parashtruar rreziqet e mësipërme mjekët vijojnë të bën thirrje që të kihet kujdes me produktet kozmetike dhe ti kushtohet më shumë rëndësi shëndetit.