Një tjetër alarm është dhënë mesditën e sotme. Mësohet se një pako e dyshimtë është gjetur në zonën e bagazheve në aeroport dhe është vendosur që të evakuohet aeroporti.
Njerëzit që gjendeshin brenda po nxirren jashtë. Shumë prej fluturimeve janë anuluar. Alarmi i dytë është dhënë veç pak orë pas sulmit terrorist në pedonalen e Nisës ku vdiqën 84 persona, e qindra mbetën të plagosur.