Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer me shumë gjasë do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se tetë javë. 2017-ta për portierin Bayern-it po shndërrohet në një makth të vërtetë dhe duhet fshirë sa më shpejtë nga kalendari. Ky është një lajm katastrofë për bavarezët pasi gjermani ka dëmtuar përsëri këmbën e majtë, dhe pritet që së shpejti ta ketë një operacion të ri.
Neuer do t’i mungojë Bajernit ndërsa dhimbjet e kokës kanë nisur për Carlo Ancelottin që tashmë duhet të bëjë një formacion ku do të mungojë portieri më i mirë në botë. Kujtojmë se Neuer gjatë gjithë verës ishte në fazë rikuperuese, ndërsa ka vetëm tri javë që ishte rikthyer në fushat e blerta.