Arsenali është gati për të bërë “çmendurinë” këtë afat kalimtar të verës.
‘Topgjinjtë’ pasi i vazhduan edhe për dy vite kontratën Arsene Wengerit, kanë filluar të mendojnë për futbollistët që do t’i transferojnë këtë verë.
Gazeta franceze “L’Equipe”, ka lëshuar “bombën” këtë mbrëmje, duke raportuar se Arsenali i ka bërë ofertë prej 100 milionë euro Monacos, për talentin Kylian Mbappe.
Mbappe është futbollisti më i mirë i ri këtë sezon në Evropë, dhe për të interesim të madh po shpreh edhe Real Madrid.