INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër gafë e presidentit të Komisionit Europian, Juncker për pak i vë flakën zonjës së Parë [VIDEO]

Tjetër gafë e presidentit të Komisionit Europian, Juncker për pak i vë flakën zonjës së Parë [VIDEO]

Publikuar më: 16:40 12-04-2019

Një tjetër “incident” për presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker i cili rrezikoi t’i vinte flakën zonjës të parë në Ruandë

Juncker ishte ftuar për të marrë pjesë në 25 vjetorin e luftës civile në vend, ku mbetën të vrarë më shumë se 1 milion persona.

Lufta u zhvillua mes dy etnive dominuese në vend Tutsi dhe Hutu. Ceremonia parashikonte që presidenti i Komisionit Europian të ndizte dhe ai “Dritën e Kujtimit” me anë të një pishtari.

Gjithçka shkoi mirë deri kur Junker u përpoq ta ulte poshtë duke e zhvendosur në mënyrë të rrezikshme drejt fytyrës së Zhanet Kagame, bashkëshortes së Presidentit të Ruandës Paul Kagame.

Një agjente e sigurisë ndërhyri menjëherë duke ia hequr pishtarin nga duart para se të ndodhte diçka më e rëndë.

Kujtojmë se pak kohë më parë Junckeru prezantua në konferencë për shtyp me dy këpucë të ndryshme dhe nuk mohoi se kishte shoqëruar mëngjesin me konjak.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662