INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër goditje nga qeveria gjermane, 'Mafia italiane përdor bandat shqiptare për trafikun e kokainës'

Tjetër goditje nga qeveria gjermane, 'Mafia italiane përdor bandat shqiptare për trafikun e kokainës'

Publikuar më: 15:34 08-06-2019

Një ditë pasi u bë i ditur vendimi zyrtar i kancelares Angela Merkel për shtyrjen e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nga Berlini vjen një tjetër goditje. Këtë radhë ka të bëjë me ndikimin e bandave shqiptare në trafikun e kokainës.

Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë Të Gjelbrit mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport, shkruan “Deusche Welle”.

Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586