Bota e muzikës humbi dje një ndër emrat më të famshëm të saj, pikërisht këngëtaren Aretha Frenklin, por një tjetër këngëtare e njohur është ndarë nga jeta së fundmi. Bëhet fjalë për lokalisten e grupit “Huntress”, Jill Janus e cila ka vrarë veten në moshën 42-vjeçare pas betejes me sëmundjen mendore.
Janus prej shumë kohës luftonte me sëmundjen mendore dhe trupi i saj u gjet në Portland, Oregon të martën.
Ajo u bashkua me Huntress në Los Angeles në vitin 2009, duke kënduar në tri albume. Ata bënë turne me grupe si Motorhead dhe Lamb of God.