INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër incident, dhunohet vëzhguesi i PS në Elbasan

Tjetër incident, dhunohet vëzhguesi i PS në Elbasan

Publikuar më: 11:42 25-06-2017

Një tjetër incident i rëndë është shënuar para pak minutash gjatë procesit të votimit. Në një qendër votimi në Elbasan një vëzhgues është dhunuar brutalisht, duke i shkaktuar atij plagë që e kanë detyruar të përfundojë në urgjencën e spitalit rajonal.

Sipas të dhënave të para, është dhunuar vëzhguesi Arben Kërçyku, i cili përfaqëson Partinë Socialiste dhe ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Votimit numër 2345. Lidhur me këtë incident është mbajtur edhe një procesverbal, ndërsa policia ka nisur hetimet për autorët. 

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729