Një tjetër futbollist ka Zgjedhur të largohet nga radhët e kombëtares shqiptare për t’iu bashkuar asaj të Kosovës. Besart Berisha, ka pranuar të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
Sulmuesi që luan në Australi ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit të Kosovës në eliminatorët e ardhshme të kampionatit Botëror.
Lajmi është konfirmuar nga Enis Fetahu, i cili ka thënë se Berisha është duke u nisur për Kosovë.
“Ky është kosovar, shqiptar dhe është hero. Besart Berisha u nisëm… Rusia 2018”, ka shkruar Fetahu në Facebook.
Me ekipin e Shqipërisë, Berisha ka luajtur 14 ndeshje, ndërkohë që vitet e fundit nuk ka pranuar të grumbullohet me kombëtaren për shkak të largësisë së madhe me Australinë.