INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër masë nga ministri i Jashtëm Cakaj: Ja cilëve persona u bllokohet pasaporta diplomatike

Tjetër masë nga ministri i Jashtëm Cakaj: Ja cilëve persona u bllokohet pasaporta diplomatike

Publikuar më: 12:53 09-04-2019

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se do të bllokohen pasaportat diplomatike të cilat sipas tij janë dhënë në shkelje me ligjin.

Ai u bëri thirrje personave që mbajnë pasaporta të tillë  si deputetë, gjykatës, shoferë t’i dorëzojnë në të kundërt do t’u bllokohen.

“ Kam vendosur ndërmarrjen e një sërë masash për kthimin në normalitet të situatës absurde që është krijuar ndër vite nga inflacioni i pasaportave diplomatike të Shqipërisë. Kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportave diplomatike. Është krijuar një situatë absurde ku Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e tjera europiane.

Sot ka 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike që dalin e hyjnë lehtësisht, deputetë që kanë dorëzuar mandatet , gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun,shoqërues të personalitete të rëndësishme në vend.

I ftoi publikisht të dorëzojnë pasaportën diplomatike  në të kundërt do të bllokohen dhe do të shpallen të pavlefshme.Do kërkoj abrogimin e VKM-së që i jep të drejtën e pasaportës diplomatike drejtuesve të anëtarëve të bordeve, udhëheqësve të enteve,  e autoriteteve të ndryshme deri tek shoferët e institucioneve.” u shpreh Cakaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562