INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër reformë prek trupën diplomatike, Cakaj: Jo më targa CD për…

Tjetër reformë prek trupën diplomatike, Cakaj: Jo më targa CD për…

Publikuar më: 09:22 01-04-2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se ndaj trupës diplomatike është ndërmarrë një tjetër masë.

Pasi shkarkoi 20 diplomatë, kreu i MEPJ ka njoftuar sot se 38 Konsuj Nderi të Shqipërisë që lëvizin me targa diplomatike s’do ta gëzojnë më këtë të drejtë.

Do të hiqen targat diplomatike për të gjithë biznesmenët, analistë,  dhe jo vetëm që janë ngarkuar si konsuj nderi në vendin tonë. Targat CD u jepnin konsujve imunitet nga kontrolli policor.

Cakaj theksoi se ata do të pajisen me shenja ovale.

“Ju informoj se kam vendosur për marrjen e masës së tjetër të domosdoshme. Jemi i vetmi vend në botë që kemi plot 38 Konsuj Nderi që operojnë me targa diplomatike. Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëherë e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu. Por, Konsujt e Nderit pavarësisht nga shtetësia, do të përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare.Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale. Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në efiçencë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit”, u shpreh Cakaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211