“Levitating” e Dua Lipës e mbylli vitin 2021 si kënga më e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas MRC Data, “Levitating” ishte kënga më e dëgjuar në ShBA, me 5.7 milionë shitje të pabesueshme ekuivalente. Versioni më i popullarizuar i këngës ishte ai me reperin DaBaby.
Por pasi ky i fundit bëri disa komente homofobike, shumë fansa e “kryqëzuan” dhe iu rikthye versionit origjinal të këngës. Kujtojmë që Dua, pas një kohe të gjatë qëndrimi në SHBA, është rikthyer në Londër për të punuar për albumin e saj të radhës.