INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër shqiptar i vrarë në Siri

Tjetër shqiptar i vrarë në Siri

Publikuar më: 10:52 02-09-2016

Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh nga Saraji i Shkupit i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri.

I vrari ka jetuar përballë shkollës fillore “Dituria” në Saraj. Lajmin tragjik familja e ka marrë një ditë më parë, se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri, citon Zhurnal.

Autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe Presidenti Ivanov kanë njoftuar se në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.

Përndryshe muaj më parë u zhvillua aksioni ‘Celula’ ku shtatë persona u akuzuan për pjesëmarrje në luftërat në Siri ose kanë ndihmuar për rekrutim.

Article Logic
Execution time: 0.002601146697998