INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër skandal godet kompaninë “Yahoo”

Tjetër skandal godet kompaninë “Yahoo”

Publikuar më: 12:13 05-10-2016

Një tjetër skandal për kompaninë “Yahoo”! Pas denoncimit të vjedhjes së informacioneve sekrete të miliona e-maileve nga hakerët, kësaj radhe, agjencia e lajmeve”Reuters” ka zbuluar një skandal më të madh. Sipas “Reuters”,  “Yahoo” ka skanuar në mënyrë sekrete miliona llogari “e-mail” të përdoruesve të saj në favor të qeverisë dhe FBI-së amerikane.

Agjencia thekson se kompania ka krijuar një program special vitin e kaluar, për t’iu përshtatur apo për të qenë në përputhje me kërkesën e klasifikuar të Shteteve të Bashkuara.

Grupi i drejtuar nga Merissa Mayer do të skanonte fshehurazi miliona adresa “e-maili” të përdoruesve, duke i vënë në dispozicion të FBI-së amerikane.

Nuk dihet nëse skanimi dhe nxjerrja e informacioneve është bërë vetëm nga “Yahoo”, apo edhe nga kompanitë e tjera. Të dhënat e deri tanishme tregojnë vetëm për këtë kompani.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602