INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër skandal/ Presidenti Trump manipuloi raportin shëndetësor, çfarë thotë mjeku i tij

Tjetër skandal/ Presidenti Trump manipuloi raportin shëndetësor, çfarë thotë mjeku i tij

Publikuar më: 14:42 02-05-2018

Duket se nuk kanë të sosur telashet për presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Dhe këtë herë ai që bën zhurmë në mediat amerikane është mjeku i tij Harold Bornstein i cili rrëfen se nuk ka qënë ai që ka shkruar raportin mjekësor në vitin 2015 ku thuhej se manjati ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Një raport i tillë gjatë kësaj kohe i duhej Trump pasi ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2016 ku ai u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë një interviste për CNN doktor Bornstein konfirmon se në letrën ku thuhej se zoti Trump ishte i shëndetshëm nuk ishte gjykimi i tij profesional.“Trump më diktoi atë cka duhej shkruar’ shprehet doktori duke shtuar se në raport do të nënvizohej si ai do të ishte njeriu më i shëndetshëm që mund të zgjidhej President.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e publikoi raportin e doktorit në vigjilje të primareve të zgjedhjeve presidenciale duke hedhur poshtë pretendimet e kundërshtarëve të cilët deklaronin se ai nuk ishte në gjendje të plotë shëndetësore.

Doktori Bornstein u përshkrua në raport si mjeku që kujdesej për Trump që prej vitit 1980, por tashmë ai pretendon si nuk ishte ai që dha mendimin profesional dhe në raport cdo gjë iu diktua.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me pretendimet e mjekut.

Kujtojmë se një vit më parë vetë doktori u shpreh se e ka shkruar raportin mjekësor për pesë minuta për shkak se vetura e këtij të fundit po e priste jashtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994