INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër sukses në Suedi, shqiptarja merr post të lartë drejtues politikë

Tjetër sukses në Suedi, shqiptarja merr post të lartë drejtues politikë

Publikuar më: 08:24 30-08-2019

Blerta Hoti është emri i një tjetër shqiptareje të suksesshme. Vajza e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë, është zgjedhur kryetarja e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Goteborg.

Në Suedi Blerta Hoti ka shkuar si azilkërkuese, ndërsa sot është emëruar në një post drejtues atje.  Blerta Hoti i bashkohet Arba Kokalarit, si njëra ndër shqiptaret që arriti sukses në Suedi.
Në një intervistë të para disa kohësh, Blerta ka treguar rrugëtimin e saj, prej kohës së largimit në Suedi, e deri në marrjen e një posti politik.

“Kur isha vetëm 6 vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time. Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem”, ka thënë ajo.

Që prej vitit 2011 Hoti ka qenë e angazhuar në politikën suedeze. “Pas rikthimit në Suedi (2011), në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze”, ka thënë ajo. Më pas, në 2014 “së bashku me një skuadër të përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSAK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish-ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri”.

Blerta është shqiptarja e dytë që arrin sukses në politikën suedeze. Në muajin maj të këtij viti Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit siguroi një vend në Parlamentin Europian, nga votat e qytetarëve suedezë.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043