INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër sukses për Ermal Metën! Italia e nderon me çmimin...[FOTO]

Tjetër sukses për Ermal Metën! Italia e nderon me çmimin...[FOTO]

Publikuar më: 11:18 30-03-2018

Kënga “Non mi avete fatto niente” rrëmbeu zemrat e publikut për tematikën e trajtuar duke prekur çështje sociale vërtet të ndjeshme për popullsinë mbarëbotërore, si ajo e shoqërive që jetojnë në situata lufte.

Ashtu siç e pamë ky realizim u vlerësua gjithashtu edhe si kënga fituese e “Sanremo” dhe mesa duket suksesi i shqiptarit Ermal Meta është në rrugën e duhur.

Në bashkëpunim me Fabrizio Moro, Ermal Meta do të përfaqësoje Italinë në “Eurovision” me këngën e cila triumfoi në Sanremo.

Së fundmi sipas raportimit të mediave italiane, Ermal Meta do të nderohet ditën e nesërme nga kryebashkiaku i Barit, duke i dhënë çelësin e qytetit, për shkak të qëndrimit të tij për shumë kohë në këtë vend, e si shenjë vlerësimi për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Ermal Meta ka shkruar:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja.

Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart.

Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë.”

frth_45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033328533172607