Pas tërmetit që ra rreth orës 11:00 paradite, një tjetër tërmet ka rënë në Shqipëri ditën e sotme.
Sipas të dhënave nga IGJEUM por edhe qendra europiane tërmeti ka rënë në orën 17:09 me epiqendër 9.6 kilometër në jugperëndim të Tiranës ose në rrugën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Mumajes. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 29 kilometër.