Një helikopter i ndihmës së shpejtë është rrëzuar gjatë paradites së sotme në provincën e Aqulas në Itali.
Helikopteri i tipit Aw 139 është rrëzuar nga një lartësi 600 metra ndërsa kishte rekuperuar një person të dëmtuar në një pistë skie në qytezën Campo Felice.
Sipas dëshmitarëve në momentin e rrëzimit kushtet atmosferike ishin mjaft të vështira, me mjegull e re të shumta.
Informacionet e para flasin se në bordin e helikopterit gjëndeshin 6 persona , së bashku me të sëmurin, e se ky mjet flutures kishte lëshuar sinjalin e përplasjes ndërsa po fluturonte në zonën Casamaina, të komunës së Lucoli.
Dhe pse rrëzimi i helikopteri ka ndodhur jo shumë larg tragjedisë së Hotel Rigopiano, autoritetet lokale informojnë se mjeti fluturues nuk ishte impenjuar në operacionet e emergjencës së motit të keq apo të rekuperimit të viktimave.
Në momentin e rrëzimit ky helikopter po kryente një fluturim normal të ndihmës së shpejtë ndaj një personi të sëmurë.
Mjetet e shpëtimit po punojnë për të identifikuar vendin e rrëzimit të helikopterit