INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër tragjedi shqiptare në Itali

Tjetër tragjedi shqiptare në Itali

Publikuar më: 11:35 28-06-2016

Një 15 vjeçar me origjinë shqiptare është shtypur nga treni teksa luante me top përgjatë binarëve, në stacionin e Ponte San Marco. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbëmjes ditë e hënë, në komunën Calcinato në provincën e Breshës.
Policia Italiane ka bërë me dije dhe identitetin e viktimës, me iniciale K. S.
Sipas të dhënave të publikuara nga policia italiane, bëhet e ditur se në momentin e tragjedisë treni po udhëtonte me shpejtësi të lartë, rreth 130 km /orë, në drejtim të Breshës e makinisti nuk kishte kuptuar asgjë çfarë kishte ndodhur.
Kanë qënë shokët e 15 vjeçarit shqiptar të cilët kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpjetë mjekësore por ka qënë tepër vonë për t’i shpëtuar jetën 15 vjeçarit.
Ndërkohë 15 vjeçari shqiptar banonte vetëm pak metra më larg nga ku ndodhi tragjedia së bashku me prindërit e dy motrat e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0020420551300049