Është zbuluar nga agjentët amerikanë një tunel rreth 800 metra i gjatë i cili përshkruante vijnë kufitare nga Tijuana, Meksikë deri në një zonë industriale në San Diego.
Tuneli ka rezultuar të funksionojë si një magazinë droge, pasi në të janë gjetur shtatë tonë marijuanë, një ton kokainë. Mësohet se tuneli kishte edhe një sistem të vetin hekurudhor.
Mediat amerikane e përshkruajnë këtë tunel, si më të gjatin zbuluar ndonjëherë në kufi me Meksikën. “Tuneli është i pajisur me një sistem hekurudhor, ventilim, dritat dhe një ashensor të madh” janë shprehur zyrtarët.