Një tjetër vetëvrasje është regjistruar ditën sotme në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.
Sipas njoftimit të uniformave blu ngjarja ka ndodhur ne orën 10:30 ku shtetasi me inicialet A.K 55 vjeç i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, të cilën e kishte me leje.
Trupi i viktimës është gjetur nga familjarët.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.