INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tkurren eksportet, taksa ndaj Serbisë nuk favorizon Shqipërinë

Tkurren eksportet, taksa ndaj Serbisë nuk favorizon Shqipërinë

Publikuar më: 13:57 19-02-2019

Viti ka nisur keq për eksportet e mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për ulje dy shifrore të eksporteve gjatë muajit janar të këtij viti, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në janar 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulje kanë shënuar edhe importet e mallrave në vendin tonë, që kanë arritur vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 6,3 %.
Rënie të eksporteve janë shënuar në pothuajse të gjitha grupet por lista kryesohet prej materialeve të ndërtimit dhe metalet, e më pas vijnë tekstilet dhe këpucët.
Ndërkaq, një e dhënë interesante lidhet me Kosovën. Pavarsisht taksës së vendosur ndaj mallrave serbe, duket se tregu shqiptar nuk po përfiton.
Gjatë muajit janar, eksportet drejt Kosovës kanë ranë me gati 20%, duke zbritur në 1.1 miliardë lekë, nga 1.3 miliardë lekë në janar të një viti më parë.
Esportët kanë rënë edhe drejt Italisë dhe Spanjës. Ndërkohë, rritje të eksporteve karahasuar me një vit më parë ka pasur drejt Turiqsë, Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030460357666016