INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tkurren blerjet online, vetëm për pesë mujorin e parë të 2017 ranë me 12% [VIDEO]

Tkurren blerjet online, vetëm për pesë mujorin e parë të 2017 ranë me 12% [VIDEO]

Publikuar më: 15:27 29-08-2017

Shqiptarët sa vjen edhe po blejnë me pak blerje online.

Këtë gjë e tregojnë statistikat e fundit nga instituti i statistikave ku vetëm për pesë mujorin Janar-Maj 2017 u transportuan 182 tonë mallra me postë, me një rënie prej 12.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas specialistëve kjo rënie ishte e pritshme të ndodhte pas vënies së taksës për blerjet që kalojnë 22 euro.

Në këtë taksë shtesë përfshihet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, si dhe detyrime të tjera doganore.

Nisma e qeverisë erdhi në kushtet kur blerjet online kishin kohë që marshonin drejt rekordeve të reja muaj pas muaji çka solli edhe një rritje të ardhurave tek Posta Shqiptare.

Kufizimit për blerjet online duket se ju nënshtrua vetëm pjesa e atyre që kanë si vend origjine një nga shtetet evropiane ndërkohë që në lulëzim ka mbetur ajo e blerjeve nga Kina.

Blerjet nga Aliexpress kanë qenë një nga mënyrat më të shpeshta ndërkohë që në shumicën e rasteve, nuk bëhet dot verifikim për çmimin, sepse shitësit e shënojnë atë si “dhuratë”, çka nuk taksohet ose nuk bihet dakord paraprakisht me blerësin për të vendosur çmime fiktive mbi paketim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836