Pjesa e parë e ditës së premte paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë, sipas meteoalb. Sërish pasditja sjell vranësira kalimtare në ekstremin Verior dhe zonat Juglindore, ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 15 deri 36°C, maksimumi i pritshëm në Jugperëndim të vendit.
Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor
– Perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim 1 – 2 ballë.