Një grua ka vrarë nënën e saj, vëllanë dhe tre fëmijët e saj nga mosha 7 deri në vjeç. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Böheimkirchen në Austri. Pas aktit të rëndë, gruaja ka vrarë veten. Vrasja është zbuluar të enjten në një ndërtesë banimi. Ajo çka ka detyruar gruan të kryej aktin e rëndë mbetet ende e panjohur për autoritetet.
Policia tha se kishte zbuluar 6 trupat e pajetë dhe nuk dinte asgjë rreth rastit. Punëdhënësi i gruas i tha policisë se ajo nuk kishte shkuar në punë, por nuk dinte asgjë më tej.
Mediat austriake shkruajnë se do të jetë autopsia që do të përcaktojë se kur ka ndodhur krimi i rëndë. Një armë është gjetur dhe besohet se ajo është poseduar ilegalisht. Policia sqaroi se viktimat janë të moshës: nëna 60 vjeçare, vëllai 40 vjeçar, gruaja 35 vjeçare, ndërsa dy djemtë binjakë 10 vjeçar dhe vajza 7 vjeçare.
Familja ishte e tërhequr në komunitet dhe se kishte ardhur në zonë rreth një vit më parë. Fqinjët kanë treguar se pas mbylljes së restorantit, familja jetonte me pensionin e gruas më të vjetër.