INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në Barcelonë, qindra të plagosur nga dhuna e Policisë [VIDEO]

Tmerr në Barcelonë, qindra të plagosur nga dhuna e Policisë [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 01-10-2017

Ajo çfarë po ndodh në Barcelonë është me të vërtetë e ngjashme me një luftë civile. Me rastin e votimit të referendumit për marrjen e pavarëisësë së rajonit të Katalonjës, Policia ka sulmuar qytetarët që kanë dalë për të shprehur vullnetin e tyre. Pas këtij sulmi të policisë, mbi 460 persona janë lënduar dhe kryebashkiakja , Ada Colau ka bërë menjëherë thirrje për ndaljen e dhunës ndaj qytetarëve. 

Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur.

Policia e Shtetit dhe “Guardia Civil”, një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë, u dërguan në Katalonjë në një numër të madh për të parandaluar votimin.

Qeveria spanjolle ka premtuar se do ta ndalë referendumin i cili u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë, të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234