Mund të quhet një katastrofë e vërtetë ajo që ka ndodhur në mbrëmje në orën 22.30 në lungomaren e Nisës në Francë, ku një kamion që dyshohet se drejtohej nga një atentator është futur mes turmës që festonte ditën e 14 korrikut, festës kombëtare të Francës, duke lënë të vdekur me dhjetra njerëz. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, kur kamioni është ngjitur mbi lungomare dhe ka ecur përmbi 300 metra duke marrë përpara me dhjetra njerëz. Në vendngjarje kanë mbërritur me zjarrëfikësa dhe ambulanca. Deri tani numri i viktimave mendohet të jetë rreth 75 vetë. Më shumë informacione do të vijojnë.