Katër edukatore janë arrestuar në Itali pasi ushtronin dhunë kafshërore ndaj fëmijëve.
Policia italiane ka vënë në pranga 4 edukatore në Bari, pasi sipas mediave ato ushtronin dhunë verbale dhe joverbale në forma nga më të ndryshmet ndaj fëmijëve.
Sipas të përdishmeve dhe videove të publikuara edukatoret i rrihnin fëmijët duke i gjuajtur në krah ose fytyrë ose i tërhiqnin zvarrë.
Ato sipas autoriteteve, i detyronin fëmijët që të rinin me kokën poshtë dhe në momentin që dikush prej tyre ngrinte kokën lartë, edukatoret i hidhnin mbi tryezë dhe i kërcënonin me vdekje.
Ishin prindërit ata të cilët nisën të dyshonin pasi fëmijët nuk donin të shkonin në kopësht.
Por kamerat e vendosura në ambjentet e brendshme treguan realitetin e trishtë që po përjetonin vogëlushët.